E konfirmuar për standardet e larta AR KATANA sjell aplikimin e tekonologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi.

 

Kompleksi banesor ARKATANA përveq tjerash ofron:

  • Shumëllojshmëri të banesave dhe lokaleve 
  • Karakter të fortë urban 
  • Integrim dhe qasje të mirë me shërbimet e qytetit 
  • Përshtatje në kontekst 
  • Fleksibilitet për tu përshtatur me ndryshimin e nevojave, duke rritur kështu ciklin jetësor afatgjatë të ndërtesës 

AR KATANA në vete ka arkitekturë të gërshetuar të klasikes me modernen, në mes të një hapësire të madhe të gjelbruar ku mbizotëron qetësia dhe rehatia familjare.

Me kompleksin tonë banesor, ne kujdesemi që të ofrojmë një dizajn të suksesshëm me zhvillim dhe shfrytëzim hibrid. 



Mbi një (1) hektarë hapësirë e gjelbërt e shfrytëzueshme për banorët 
 Park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë.

Shembuj për enteriere


 Çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën dhe shërbejnë për ruajtjen e privatësisë.

Çdo banesë posedon oxhakun per kyqje te kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.

  Dritaret gjermane të mbushura me argon, tre guma, tre xhama, ekologjike, katërstinore, katërdhëmbëzore, me rolete, profil 9cm.

Sistem gjerman i instalimeve elektrike, ujësjellësi – kyçja më e mirë e mundshme, ngrohja qëndrore me radiator ose dysheme, mundësia e  ngrohjes me  rrymë si dhe me pelet, të gjitha me garancion.

PROFIX 

AR.KATANA aplikon materiale vendore me ateste dhe garancione përkatëse të çertifikuara nga ISO standardi. 

Fabrika për prodhimin e materialeve ndërtimore PROFIX ka filluar prodhimin e produkteve të ndryshme ndërtimore që nga viti 2010, me një program të gjerë produktesh kryesisht:
llaqe, ngjitës dhe fasada.

 

ARKATANA zotëron materiale ndërtimore të kualitetit të lartë me standarde Europiane.

Izolimi i jashtëm me stiropor N4, me 12 cm trashësi dhe me fasadë kualitative, të sigurtë dhe të qëndrueshme.

 Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistent ndaj fenomeneve sizmike. 

AR KATANA ofron dizajnimin dhe realizimin e enterierit të ëndrrave tuaja.

Ejani dhe bëhuni pjesë e familjes tonë të madhe!