“Unë kurrë nuk shikoj çfarë është bërë, por vetëm çfarë ka mbetur pa u bërë”
Ndërmarrja ndërtimore A.R. KATANA SH.P.K. e përfaqësuar nga Drejtori Gjeneral z. Muhamet Ajrullahu është themeluar në vitin 2015, megjithatë përvoja e themeluesit të saj në biznes është tejet e gjatë. A.R. KATANA SH.P.K., është ndërmarrje e cila falë cilësisë dhe përkushtimit në punë është shndërruar në lider në sektorin e ndërtimtarisë, ku padyshim ka sjellur standard të ri të jetesës në Komunën e Gjilanit e më gjerë. Ne ndërtojmë duke i kushtuar rëndësi të veçantë materialeve të cilat i shfrytëzojmë duke u siguruar që ato të jenë ekologjike, të cilat parimisht e ruajnë shëndetin e banorëve dhe padyshim mjedisin tonë. Qëllimi i ndërmarrjes sonë është që të ofrojë një ambient jetese ku banorët e saj të kenë qasje në infrastrukturë moderne dhe në çdo gjë që atyre do t’u nevojitet për një jetesë të cilësisë së lartë, duke u bazuar në standardet Gjermane. Sinqeriteti, ndershmëria, korrektësia, dinamika e punës si dhe kualiteti në ndërtim janë tipare të cilat mund t’i gjeni vetëm tek Ndërmarrja A.R. KATANA SH.P.K, me seli në Gjilan.
Ejani dhe na vizitoni!
Partnerët zyrtar
Raiffeisen Bank
TEB Sh.a
NLB Bank
Filloi ndërtimi dhe shitja e objekteve afaristo/banesore
“KOMPLEKSI ARKATANA”
Gjilan
Banesat janë të veçanta si nga pamja ashtu edhe nga ndërtimi
· Ndërmarrja ARKATANA SH.P.K., posedon lejen e plotë ndërtimore dhe atë mjedisore për ndërtimin e KOMPLEKSIT ARKATANA;
· Pronësia e tokës si dhe investitorë është vetë ARKATANA SH.P.K.;
· Materiali ndërtimorë i shfrytëzuar në objekte është i kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane;
· Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistent mjaftueshëm ndaj fenomeneve seizmike;
· Çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën, shërbejnë për ruajtjen e privatësisë;
· Ashensorët posedojnë gjeneratorët e tyre të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast të ndaljes së energjisë elektrike;
· Izolimi i jashtëm me stiropor N4, me 12 cm trashësi dhe me fasadë kualitative, të sigurtë dhe të qëndrueshme;
· Dritaret gjermane te mbushura me argon, tre guma, tre xhama, ekologjike, katërstinore, katërdhëmbëzore, me rolete, profil 9cm;
· Sistem gjerman i instalimeve elektrike, ujësjellësi – kyçja më e mire e mundshme, ngrohja qëndrore me radiator ose dysheme, mundësia e ngrohjes me rrymë si dhe me pelet, të gjitha me garancion;
· Çdo banesë posedon oxhakun për kyqje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.
· Gjatë fazës së ndërtimit në bazë të planit dinamik klientët tanë mund të bëjnë përzgjedhjen e mureve të brendshme, ndërprerëset, prizat, suvatimit (glled apo abrib), pllakave të keramikes, laminatit, dyerve të brendshme, sanitarisë në banjo, etj;
· Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashket për ahengje familjare, ceremoni mortore etj;
· Mbi një (1) hektarë hapësirë e gjelbërt e shfrytëzueshme për banorët;
· Park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë;
· Garazha nëntokësore, vendparkime, kabllovik, internet, interfon etj.